Edhe një tjetër aleat i NATO-s raporton se një dron rus ka rënë në tokën e tij

Edhe një tjetër aleat i NATO-s raporton se një dron rus ka rënë në tokën e tij

Menjëherë pasi Rumania raportoi se një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore dhe po kërkonte fragmente në tokën e saj , edhe një shtet tjetër, por aleat i NATO-s, Letonia ka raportuar të njëjtën gjë.

“Më 7 shtator (dje), një dron rus ka rënë në rajonin Rezekne”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e vendit.

“Ai hyri në hapësirën tonë ajrore nga Bjellorusia”, shtoi ai.

Forcat e armatosura kombëtare po veprojnë në përputhje me procedurat e vendosura, duke përfshirë informimin e komandës së NATO-s.

Letonia ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës që nga pushtimi rus në shkurt 2022, shkruan Skynews.

Related Articles