Një tjetër i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Një 83-vjeçar nga Fieri ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.
Më herët një 70-vjeçar nga Tirana pësoi arrest kardiak sapo ra në kontakt me ujin në det në Durrës, shkruan A2Cnn, përcjellë Gazeta Enigma.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.