Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën.
Gjakova e fitoi duelin ndaj kundërshtares së saj franceze Rania Drid në kategorinë e vlefshme deri në 63 kilogramë.
Nora Gjakova ka marrë edhe fitoren e dytë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në këtë duel ajo përballë e kishte kroaten Iva Oberan ndaj të cilës pati një dominim total, duke e mposhtur me ‘Ippon’.
Gjakova pësoi humbje ndaj xhudistes japoneze Megu Danno në ‘Golden Score’ në kategorinë deri në 63 kilogramë teksa tani do të vazhdojë në repesazh.
Gjakova në repesazh ia doli që të triumfojë ndaj xhudistes spanjolle, Cristina Cabana Perez.
Nora fillimisht e rrëzoi kundërshtaren e saj duke bërë një hedhje fantastike, para se të sigurojë fitoren me ‘Ippon’.
Xhudistja jonë e fitoi medaljen e argjendtë, kur mposhti holandezen Joanne Van Lieshout, për t’i siguruar Kosovës medaljen e dytë të argjendtë nga Gran Slami që po mbahet në Paris.
Kujtojmë se Akil Gjakova ia siguroi Kosovës medaljen e argjendtë, ndërsa Distria Krasniqi të bronztën.