PDK dhe Nisma kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, ku pritet të diskutohet për caktimin e datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Më herët, edhe nga LDK u konfirmua pjesëmarrja.
Pjesë e takimit pritet të jenë edhe përfaqësuesit nga LVV dhe AAK.
Takimi është thirrur për nesër nga ora 10:30.
