Edhe pse është i zhdukur nga 2022, Gjykata cakton seancë ndaj Ervis Martinajn për konfiskimin e pasurive

Edhe pse është i zhdukur nga 2022, Gjykata cakton seancë ndaj Ervis Martinajn për konfiskimin e pasurive

Ervis Martinaj është zhdukur prej më tepër se dy vitesh, por jo për drejtësinë, e cila pavarësisht alibive dhe enigmave ka vendosur të respektojë procedurën.

Me këtë shpallje publike, Gjykata e Posaçme po shteron njoftimin publik për 43 vjeçarin për ta njoftuar atë se në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të pajustifikuara dhe të lidhura me familjarë të tij.

Gjykata ka urdhëruar në datën 17 shkurt që përmes afishimeve fizike por edhe online, Ervis Martinaj të njoftohet se seanca do të mbahet në datën 7 mars 2025 ora 9.30.

Ky njoftim është procedural por i pashmangshëm për gjyqtarin e çështjes , i cili duhet të provojë vënien në dijeni të Ervis Martinajt për të cilin nuk ka asnjë gjurmë prej gushtit 2022. Si një protagonist i krimit i ekspozuar së pari përmes pendesës së Nuredin Dumanit, ndaj Martinajt gjykata zyrtarizoi masën e arrestit me burg në maj 2022.

Por tre muaj më vonë ai u zhduk duke lënë pas konspiracion. Dhe ndërsa më vonë SPAK firmosi përpos Plumbit të Artë edhe një masë të dytë të lindur nga Metamorfoza, hetimet nuk lanë në harresë edhe pasuritë e tij dhe të të afërmve.

SPAK ka kërkuar në gjykatë konfiskimin e 42 aseteve të dyshuara sit ë ardhura nga krimi, dhe që janë nën emër të të afërmve. Mes tyre kazino me status të pezulluar që i përkiste 100 përqind Ervis Martinaj, lakuar si mbreti i lojërave të fatit.

Por përpara se gjykata të dëgjojë SPAK , duhet të bindet se i provoi të gjitha mënyrat që i shumë kërkuari ta mësojë se ç’po i ndodh me pasuritë. 

Related Articles