Ndonëse kishte urdhër për sjellje me detyrim në seancën ku po akuzohet për përdorim të armës, ministri në detyrë Xhelal Sveçla, nuk u paraqit.
Ndërkaq, Sali Zyba, Fitore Pacolli dhe Drita Millaku ishin të pranishme në seancën si të akuzuar për përdorim të armës në Gjykatën Themelore të Prishtinës
Gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjelljen me detyrim në gjykatë të ministrit Sveçla, si dhe të deputetëve të Vetëvendosjes që nuk janë paraqitur.
Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacolli-Dalipit, Zybës dhe Millakut është ngritur më 26 korrik 2019 nga prokurori Eset Rama.
Sipas Prokurorisë, hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit, duke detyruar të gjithë deputetët ta lëshojnë sallën.
Me këto veprime, të pandehurit akuzohen për veprën penale “pengim i personit zyrtar”, në këtë rast të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në mesin e provave mbi të cilat Prokuroria mbështet akuzat janë: incizime nga salla e Kuvendit, raporte policore, foto-dokumentacion, vendimi i Kryesisë së Kuvendit për ndërprerjen e seancës atë ditë, si dhe dokumente të tjera të lëndës.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											