Gjysma e Prishtinës ka mbetur pa ujë të pijes qe gati dy ditë për shkak të një defekti, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Pikërisht sot festohet Dita e Ujit në botë.
“Muharrem Fejza”, “Holger Petersen”, “Rruga B”, “Ukshin Kovaqica”, “Jakov Xoxa”, “Ahmet Gashi”, “Muhamet Qami” dhe rrugët rreth “Mati 1” kanë mbetur pa ujë të pijes nga dita e djeshme.
Në një njoftim në Facebook, KRU “Prishtina” ka thënë se ekipet janë duke u marrë me izolimin e defektit e më pas në rregullimin e tij.
“Përderisa urbanizimi ka shënuar rritje, sidomos në zonat ku ju banoni, edhe mund të haset në probleme të tilla. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë duke detektuar një zonë tejet të madhe. Një gjë e tillë nuk ka ndodh më përpara. Me shumë përkushtim, ekipet teknike po merren me problemin”, ka shkruar kompania të shtunën pasdite.