Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot në lidhje me mbledhjen e së enjtes në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku është diskutuar për Kosovën dhe Serbinë.
Në një reagim në platformën X, Rama e konsideruar seancën pa kuptim duke shtuar se Kosova dhe Serbia duket të përqendroheshin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”, shkruan Rama.
Në anën tjetër, Rama i kërkon lidershipit kosovar të koordinohet me faktorin ndërkombëtar. Ai shton se qëndrimi vetëm e zbeh pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shton Rama.
It was a pointless session. The UN Security Council is clearly not the venue for anything related to Kosova. As two sovereign countries aspiring for EU membership, Kosova and Serbia should fully concentrate on the EU-facilitated dialogue and focus on reaching agreements on…— Edi Rama (@ediramaal) February 9, 2024