Bazuar në parashikimet aktuale, rruga e Zëvendës Presidentes Kamala Harris drejt fitores po tkurret.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka 266 vota elektorale dhe Harris ka 188 vota elektorale, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Kjo do të thotë që Trumpi duhet të fitojë vetëm katër vota elektorale për të fituar presidencën.
CNN ka parashikuar që Trump do të fitojë disa shtete kyçe të fushëbetejës – duke përfshirë Karolinën e Veriut, Gjorgjinë dhe më e rëndësishmja, Pensilvaninë.