Edhe serbët e veriut pjesë e regjistrimit të popullsisë në vitin 2023

Edhe serbët e veriut pjesë e regjistrimit të popullsisë në vitin 2023

Shteti i Kosovës vitin e ardhshëm do ta bëjë hap të rëndësishëm drejt integrimeve evropiane.

Nis nga 1 shtatori i 2023 e deri më 17 tetor të atij viti, do të nis regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, vendim ky nga mbledhja e fundit e qeverisë.

Evidentimi i të dhënave demografike që do të ndodh për herë të pas 12 viteve, do të bëhet në mënyrë elektronike.

Përveç avancimit të metodës nga  2011-ta këtë herë pritet të përfshihet edhe veriu duke përshtatur edhe materialet.

Për procesin që nis pas 11 mujash, nga Zyra e Kryeministrit do të zgjidhet dikush që udhëheq atë, por i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Regjistrimi i popullsisë, ishte në plan të bëhej më 2021, por u shty shkaku i pandemisë dhe që atë vit në Kosovë u mbajtën dy palë zgjedhje.

VIDEO:

Related Articles