Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës dhe në mbrëmje, sikurse dje, pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.
Pluhuri saharian pritet të tërhiqet gradualisht.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 60 kilometra në orë.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimalet që do të lëvizin prej 16 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28 gradë. /MeteoKosova