E premtja në Kosovë parashihet të jetë me mot me diell, raporton Gazeta Enigma.
Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë Celsius, e ato maksimalet nga 28 deri në 35 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.