“Edhe sulmojnë edhe shpifin”, Deputeti i VV-së i kundërpëgjigjet Blerta Deliut

“Edhe sulmojnë edhe shpifin”, Deputeti i VV-së i kundërpëgjigjet Blerta Deliut

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi i ka reaguar Blerta Deliut, deputetes së PDK-së e cila tha sa është sharë, fyer e goditur nga deputeti Thaçi.

Thaçi ka thënë se ajo çka ka thënë Deliu nuk qëndron.

Sipas tij ai nuk e ka sulmuar deputeten në fjalë.

“Unë Halil Thaçi kurrë në jetën time nuk kam sharë e lere më të godas ndonjë grua. Banditët e grushtave i pa e gjithë Kosova. Dëshpërimi për të dalë nga kjo situatë nuk mbulohet me shpifje’, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë: .

Banda e PDK-së përmes deputetes Blerta Deliu paska shpifur kinse unë paskam dashur ta sulmojë deputeten Deliu-Kodra. E gërditshme përbesë. Kjo nuk është e vërtetë, dhe lehtësisht mund të vërtetohet nga dhjetra kamera prezente në sallë.
Unë Halil Thaçi kurrë në jetën time nuk kam sharë e lere më të godas ndonjë grua. Banditët e grushtave i pa e gjithë Kosova. Dëshpërimi për të dalë nga kjo situatë nuk mbulohet me shpifje.
Drejtësia do ta hetojë secilin. Dhunuesit do të japin llogari për këtë shëmti që ndodhi sot në Kuvend.

Related Articles