Edi Rama i nënshtrohet një operimi në Spitalin publik të Tiranës

Edi Rama i nënshtrohet një operimi në Spitalin publik të Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”), ku i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që ai thuhet ta kishte raportuar edhe më herët.

Mësohet se Rama po operohet nga doktori Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë shqiptare i ishte nënshtruar një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit.

Rama paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor, shkruan A2CNN, përcjellë Gazeta Enigma.

Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitej aty sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale

”Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin… Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streçing dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, kishte deklaruar, Rama.

Related Articles