Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka pritur sot Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në stadiumin modern “Santiago Bernabeu”, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në një takim miqësor dhe simbolik, Perez i dhuroi Kryeministrit Rama një fanellë të personalizuar të Real Madridit me emrin e tij dhe numrin 1, ndërsa diskutuan rreth një projekti ambicioz për të sjellë në Shqipëri një shkollë futbolli dhe një universitet sportiv, të mbështetur nga Fondacioni i klubit të njohur spanjoll.
“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjoz spanjoll” shkroi Rama në rrjetet sociale, duke ndarë disa momente nga takimi i ngrohtë në ambientet e stadiumit.