Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkroi Rama në një postim në Facebook, duke bashkangjitur një fotografi të të ndjerit.
Bogdani vdiq sot në moshën 44-vjeçare, pas një arresti kardiak. /Gazeta Enigma