Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar mëngjesin e sotëm me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
Klan News raporton se takimi është zhvilluar tek “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut.
Takimi mes të dyve zhvillohet para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së. Socialistët pritet që të propozojnë emrat për presidentin e ri të Shqipërisë, por edhe të dalin me një qëndrim për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, Aqif Rakipi, u sanksionua financiarisht nga Departamenti i Thesarit të ShBA./Gazeta Enigma/