Edi Rama tallet për incidentin Berisha-Alibeaj: Xhudo në parlament (VIDEO)

Edi Rama tallet për incidentin Berisha-Alibeaj: Xhudo në parlament (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në kuvend, komentoi edhe incidentin mes kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjithashtu, Rama tha se zgjedhjet me konsensus të presidentit ishin meritë e Partisë Socialiste, njofton abcnews.al.

“Mori një rrjedhë pak sa xhudiste parlamenti, por unë dua të rikthehem aty ku e nisa dhe me gjithë këto zëra, ca nga bota tjetër, ca mbi kufomat e botës tjetër, u dëgjua një zë nga kjo botë dhe një zë që bëri sens në diskutim. Kështu që po i referohem, zotit Mediu, sepse është me rëndësi që të vihen ca pika mbi “i” mbi procesin që duam, ndërsa me shpirtrat e vdekur, të lirë, nuk është fare fusha ime”, tha Rama./Gazeta Enigma/

Related Articles