Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se raporti i Dick Martyt e ka zanafillën në Rusi, vend i cili ka nisur luftën ndaj Ukrainës që nga shkurti i këtij viti.
Ai, në seancën e sotme për rezolutën kundër këtij raporti, ka deklaruar se Shqipëria sot duhet të flas, pasi sipas tij, nuk ka folur kur duhej.
“Ky proces e ka zanafillën në Kremlin ky është fakti, dëgjoni çfarë thonë sot sërish nga kanalet e Kremlinit për Donbasin, dhe çfarë akuzash ngrihen sot për batalionin e rezistencës ukrainase, trafikim organesh njerëzore, dhe këtu nuk po bëjmë spekulim dhe teori konspiracionesh”.
“Sot Shqipëria e ka të drejtën të flas me zë të lartë pavarësisht se nuk do të duhej ta kishe votuar asnjë shqiptar këtë raport”,ka thënë Rama, duke akuzuar Partinë Demokratike se kishte votuar pro raportit të Dick Martyt në Këshillin e Evropës.