Valencia ka arritur marrëveshje me sulmuesin uruguain Edison Cavani që t’i bashkohet si transfer i lirë.
Cavani ka qenë lojtar i lirë prej largimit nga Manchester Unitedi dhe i ka vlerësuar ofertat e shumta që i kishte nga klubet evropiane.
Specialisti i transferimeve Fabrizio Romano ka konfirmuar transferimin e Edison Cavanit te Valencia.
Ai ka bërë të ditur se ish-sulmuesi i Parisit sot do të udëhtojë drejt Valencias pas marrëveshjes totale me klubin spanjoll.
Valencia i ka ofruar kontratë dy vjeçare Cavanit, duke e bindur që t’i bashkohet klubit.
Faktori kyç në transferimin e Cavanit ishte trajneri i kësaj skuadre Genaro Gattuso i cili e dëshironte me çdo kusht në skaudër ish-sulmuesin e Napolit./GAZETA ENIGMA/