Klubet në futbollin kosovar kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë, shkruan Gazeta Enigma.
Futbollisti i mirënjohur kosovar, Edon Zeqiri, së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e KF Rahovecit në Ligën e Parë, ku ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar.
Zeqiri me ‘vreshtarët’ në 13 ndeshje të luajtur, arriti t’i shënoi 8 gola dhe 4 asistime.
Enigma mëson se futbollisti tashmë i ka skaduar kontrata dhe se është në shqyrtim të ofertave të shumta.
Gjithashtu, redaksia jonë mëson se për futbollistin kanë shprehur interesim disa klube të Superligës, por edhe të Ligës së Parë.
Kujtojmë që Zeqiri më parë ka mbrojtur ngjyrat e Llapit, Malishevë, Flamurtarit dhe klubit tashmë të shuar, Hysit.
/GAZETA ENIGMA/