Këngëtarja e njohur, Monika Salihu gjatë ditës së sotme (e diel) pati disa debate me banorët.
Ndonëse është treguar më e rezervuar që kur ka nisur rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova 2, Monika së fundmi debatoi ashpër sidomos me Santianën dhe Albën.
E teksa këto diskutime morën vëmendjen edhe të banorëve të tjerë, Edona James dha një koment pas gjithë ndodhive të sotme.
Teksa ishte në oborr me disa prej banorëve, Edona u shpreh për Monikën duke thënë: “Asaj i ka dal afati”, e që u pasua nga të qeshurat e banorëve të tjerë.
Ndryshe, theksojmë që Edona që nga fillimi i BBVK ka qenë ndër banorët më të komentuar, ajo madje për disa javë është zgjedhur si e preferuara e publikut.
Transgjinorja është treguar e hapur edhe për të treguar për transformimin e saj në fizik.