Efi kërkon ti marrë ‘hak’ Deas: Futemi në tualet që të dalim në nominim kokë më kokë

Efi kërkon ti marrë ‘hak’ Deas: Futemi në tualet që të dalim në nominim kokë më kokë

Besojmë se të gjithë e mbani mend daljen e Efit nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, pasi Dea Mishel e dërgoi në nominim së bashku me Kiarën dhe Luizin.

E duket se Efi nuk ja ka harruar Deas këtë gjë dhe tanimë është gati për “të marrë hak”.

Pa bërë ende 24 orë brenda BBV, pas rikthimit mbrëmjen e djeshme, Efi i ka bërë një propozim të drejtëpërdrejtë Deas: të futen së bashku në tualet.

Ky veprim, si pasojë e shkeljes së rregullores do t’i çonte vajzat në një përballje kokë më kokë në nominim. Por Dea ka refuzuar duke thënë se nuk ka frikë, por thjesht nuk i pëlqen ta bëjë.

Kujtojmë që të njëjtin plan pak javë më parë e vendosi në zbatim Luizi, duke dërguar në nominim së bashku me veten, Kristin dhe Armaldon. 

Related Articles