Ekipet e deminimit largohen nga QKUK-ja, pas tyre dy burra shihen me një pako

Ekipet e deminimit largohen nga QKUK-ja, pas tyre dy burra shihen me një pako

Ekipet e deminimit janë larguar nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, atje ku dyshohet për një mjet shpërthyes.

Gazetari Selamir Qerimi, po qëndron në vendin e ngjarjes prej ku ka dërguar pamje ku shihen ekipet duke u larguar, derisa pas tyre shihen dy burra me një pako që e dërgojnë në automjetin e Policisë.

Ndryshe, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi rastin, derisa tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’u siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

Në vendngjarje ndodhen edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Klinikën e Patologjisë, respektivisht institutin para klinik. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policies”, ka deklaruar Borovci.

Related Articles