Ekipi i FMK-së po qëndronte në Turqi kur ndodhi tërmeti, i shpëtuan katastrofës

Ekipi i FMK-së po qëndronte në Turqi kur ndodhi tërmeti, i shpëtuan katastrofës

Federata e mundjes së Kosovës ka bërë të ditur se ekipi i kësaj Federate ishte duke qëndruar në Turqi në kohën kur ndodhi tërmeti, ku edhe i shpëtoi katastrofës.



Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se ekipa e FMK-së për momentin është vendosur në qytetin Kajseri.

Mes tjerash, theksohet se mundësat e tyre kanë treguar heroizëm duke ju ndihmuar njerëzve të mbetur nën gërmadha.

“Mundësat tanë treguan heroizem të pa parë duke ju ndihmuar njerëzve të mbetur nën gërmadha.  Ekipa e FMK-së për momentin është vendosur në qytetin Kajseri”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Turqi dhe Siria në orët e para të mëngjesit të sotëm (6 shkurt) është goditur nga disa lëkundje të forta tërmeti, duke lënë kështu të vdekur mbi 1 mijë persona dhe dhjetëra të lënduar.

Related Articles