Ekonomi i Feronikelit ’74 cilësohet si shkaktar i incidentit në Drenas

Ekonomi i Feronikelit ’74 cilësohet si shkaktar i incidentit në Drenas

Ekonomi i Feronikelit ’74, Elmi Limani, ka qenë shkaktar i ndërprerjes së ndeshjes së zhvilluar në Drenas në mes të Feronikeli ’74 dhe Prishtinës.

Siç shkruan në njoftimin e Komisionit të Garave të FFK-së, Limani ka qenë nxitës i incidentit, pasi ka provokuar grupin e tifozëve “Plisat”, të cilët më pas kanë reaguar duke hedhur gjësende në drejtim të tij.

Për shkak të hedhjes së gjësendeve në hapësirat e fushës, KG-ja ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj Prishtinës.

Ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Prishtinës kishte përfunduar baras 0:0.

Related Articles