Futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Mirlind Dakut iu është ndaluar hyrja në Moldavi me ekipin e tij slloven Mura.
Daku nuk ka udhëtuar për shkak se Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe i njëjti nuk është pajisur me vizë.
Gazeta Enigma ka kontaktuar 24-vjeçarin Mirlind Daku, i cili është shprehur i frustruar që nuk mund ta ndihmoj ekipin e tij ndaj skuadrës moldave Sfintulun në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ai ka thënë se do t’i bëjë pishmon moldavët në ndeshjen e kthimit që nuk e pajisën me vizë.
Nuk më kanë leju me e marrë vizën shkaku që Kosoven nuk e njeh Moldavia”, ka thënë Daku fillimisht për Gazetën Enigma.
“Në lojën e kthimit kom me i bo me i ra pishmon që s’ma kanë dhënë vizën me emer t’Zotit”, thotë ai i nervozuar.
Daku thotë se kjo gjë nuk është pritur mirë as nga klubi, pasi është njëri prej lojtarëve kryesor te skuadra sllovene, mirëpo faji nuk është te ta, por te politika.
“Në klubin tim jam njëri nga lojtarët kyq dhe nuk e kanë prit mirë mungesen. Kështu që është diçka që s’kem faj as unë e as kryesia e trajneri, faji është tjeterkun. Kjo është marre se çka kanë vepru ata, për këtë arsye bëra status ‘fucking politic system’. Un ëiki me lujt ndeshjen edhe kthehem prape, e jo me punu apo diçka tjetër”, thotë Mirlinda Daku për Gazetën Enigma.
Mura do të përballet sot me Sfintulun, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës. Ndeshja e kthimit do të luhet në javën e ardhshme ku do të paraqitet sulmuesi kosovar, Mirlind Daku.