Ekspertët thonë se Portugalia mund të mbetet pa energji elektrike deri në një javë

Ekspertët thonë se Portugalia mund të mbetet pa energji elektrike deri në një javë

Kanë kaluar disa orë që kur një ndërprerje masive e energjisë ka lënë pa energji një pjesë të Spanjës dhe Portugalisë.

Në disa rajone, trenat janë evakuuar, semaforët janë fikur dhe dyqanet dhe restorantet janë në errësirë

Nga firma energjetike portugeze REN thonë se ndërprerja e energjisë mund të zgjasë deri në një javë.

“Për shkak të kompleksitetit të fenomenit dhe nevojës për të ribalancuar flukset e energjisë elektrike në nivel ndërkombëtar, vlerësohet se normalizimi i plotë i rrjetit mund të zgjasë deri në një javë”.

Më herët, kreu i rrjetit elektrik të Spanjës tha se rivendosja e energjisë mund të zgjasë nga gjashtë deri në 10 orë. 

Related Articles