Eksperti amerikan, David Phillips ka folur në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai është shprehur se ky është një proces qesharak dhe se qëllimet e tij nuk janë përcaktuar që në fillim.
Tutje, ai tha se qëllimi i qartë i dialohut duhet të jetë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë.
“Ky proces është qesharak. Që në fillim nuk janë përcaktuar se cilat janë qëllimet e dialogut. Qëllim i qartë duhet të jetë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë. Nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë këtë, është humbje kohe të gërmojmë skajet e marrëveshjeve të vogla”, tha Phillips për Zërin e Amerikës.