Eksperti i komunikacionit thotë se gratë janë më të kujdesshme në trafik

Eksperti i komunikacionit thotë se gratë janë më të kujdesshme në trafik

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka thënë se gratë janë më të kujdesshme në komunikacion.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se shoferet gra bëjnë më pak aksidente.

“Problemi nuk është që ne nuk po dimë me ngas automobilin. Tek gjinia e kundërt, tek femrat, kur dalin me automjet më së paku kemi numër të aksidenteve sepse kujdesen më shumë, mirëpo problemi është që dëshira e madhe për me ngas automjetin ne i themi edhe shofer i dobët”, tha ai.

Ahmeti e pranoi se ka keqpërdorime edhe tek procesi i marrjes së patentë shoferëve.

“Nuk e mohoj që edhe patentë shoferët keqpërdoren gjatë marrjes. Tek patentë shoferi ne duhet me e aftësu ngasësin. Jo me e bë inxhinier të komunikacionit por atij me ia mësu gjërat elementare që nesër i shërbejnë”, deklaroi ai. 

Related Articles