Drizan Shala, ekspert i sigurisë në Kosovë, ka alarmuar se Kosova është në rrezik të ndonjë sulmi potencial nga shteti fqinjë Serbia, transmeton Gazeta Enigma.
Ai tha se Kosova duhet të përgatitet për çdo lloj rreziku, duke mobilizuar ushtrinë.
“Shefi i ushtrisë së Polonisë thotë se Polonia duhet të përgatisë ushtrinë për konflikt në shkallë të plotë. Pra, Presidenca e Kosovës, Qeveria dhe Parlamenti duhet të hartojnë dhe miratojnë urgjentisht ligjin për Mobilizimin Ushtarak”, shkroi Shala në një postim në Facebook.
“Duhet të krijohet urgjentisht Departamenti i Forcave Speciale Tokësore (Xhandarmëria/Karabinerat e Kosovës). Të krijohet urgjentisht Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes. Të krijohet urgjentisht një task forcë nën autoritetin e Presidencës për mobilizim parandalues në infrastrukturën kritike si dhe rezervat shtetërore (duhet të kapërcejmë inatin politik)”, deklaroi ai.
“Ne kemi nevojë urgjente për blerjen e armëve, qoftë edhe me kredi dhe ndarje fondesh (Task Forca e përbërë nga kreu i shtetit dhe krerët e partive politike në parlament)”, u shpreh tutje Shala.
“Jemi në rrezik”, përfundoi Shala.
Për rrezik potencial nga sulmi prej anës së Serbisë, sot foli edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. /Gazeta Enigma