Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka paralajmëruar se “këtë lojën e shahut me barrikada aktualisht është duke e luajtur vetëm Vuçiqi me figura të zeza”.
Sipas tij, lojtari tjetër e që thotë se është Qeveria e Kosovës, që do të duhej të luante me figurat e bardha nuk e ka bërë lëvizjen ende.
“Si njëfarë gjyqtari që është, Evropa, nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës. Evropa, nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit!”, shkroi ai në Facebook.