Vlora Obërtinca ka thënë se secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të tërheqë mjete nga ky fond.
Ekspertja e tregjeve financiare, Vlora Obërtinca, ka thënë se Fondi Pensional i Kursimeve i Kosovës është fond i mirëbesimit, jo një fond pensional i rregullt.
Sa i përket kërkesës për tërheqje të mjeteve të kursimit, ajo në emisionin Oxygen, ka thënë se secili ka të drejtë të bëjë këtë.
“Ekzistojnë dy lloje fondesh: i revokueshëm dhe i parevokueshëm. Ky është fond i revokueshëm dhe këtë e dimë nga rasti kur kemi tërhequr 10 përqind. Është e drejtë e imja dhe e secilit qytetar që tërheq kur të dojë dhe sa të dojë”, ka shtuar ajo.
Vetëm se sipas saj secili duhet të di për pasojat e tërheqjes së mjeteve të kursimit.