Ekstradimi i gjilanasit në ShBA, reagon ambasada amerikane

Ekstradimi i gjilanasit në ShBA, reagon ambasada amerikane

Ditën e djeshme u bë e ditur se një person i dyshuar, shtetas i Kosovës, është ekstraduar në ShBA për t’u përballur me drejtësinë.

Gjatë ditës së djeshme, i dyshuari në këtë rast është Liridon Masurica nga Gjilani, i njohur edhe si “@blackdb”, i cili ka qenë administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është tregu kriminal online.

Masurica ngarkohet për mashtrim dhe vjedhje të identitetit të qytetarëve, teksa Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Gregory Kehoe, tha se mbi të rëndon një akuzë e komplotit për të kryer mashtrime me pajisje të qasjes dhe pesë akuza për përdorim mashtrues të 15 ose më shumë pajisjeve të qasjes së paautorizuara.

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka shkruar për këtë rast, duke vlerësuar lart bashkëpunimin mes dy vendeve, gjë e cila thotë se sigurinë publike dhe i bën dy vendet më të sigurta.

“Bashkëpunim dhe koordinim më i shkëlqyer midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës sipas Traktatit tonë të Ekstradimit. Një i pandehur është ekstraduar me sukses në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë me akuzat për viktimizimin e qytetarëve amerikanë”.

“Jemi mirënjohës ndaj autoriteteve të Kosovës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Kjo përpjekje e përbashkët përmirëson sigurinë publike dhe i bën të dy kombet tona më të sigurta”, ka thënë Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Related Articles