Ekstradohet në Kosovë Sead Halilaj për vrasjen e 19-vjecares para 11 vitesh në Prizren

Ekstradohet në Kosovë Sead Halilaj për vrasjen e 19-vjecares para 11 vitesh në Prizren

I shumëkërkuari, Sead Halilaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për rastin e vrasjes mizore të 19-vjecares në vitin 2013 në Prizren, tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.

I arrestuar në Britani të Madhe dhe i ekstraduar në Kosovë, Halilaj shumë shpejt do të ulet në bankën e të akuzuarve.

Sinjali ka mësuar se Sead Halilaj është ekstraduar në Kosovë gjatë ditës së djeshme nga autoritetet e Britanisë dhe i është dorëzuar autoriteteve kosovare.

Sead Halilaj bashkë me Sead Kullajn akuzohen për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, ku viktimë ka qenë motra e Kullajt, 19 vjeçare – e cila është ekzekutuar më 4 qershor 2013 në Prizren.

Halilaj është dërguar gjatë ditës së djeshme në Hetimet Rajonale të Prizrenit, por ka vendosur të mos deklarohet, duke u mbrojtur në heshtje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Halilaj është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e tjera.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2013 në Prizren, ku viktima Ingrid Kullaj është vrarë në mënyrë mizore nga vëllai i saj Senad Kullaj, ka ndodhur ndërmjet orës 03:00 dhe 06:00 të mëngjesit, kur i akuzuari Senad Kullaj sipas aktakuzës së bashku me Sead Halilajn kanë ardhur për ta vizituar viktimën Ingrid Kullaj, e cila ishte duke punuar si këngëtare- valltare në Mitrovicë, të njëjtit janë takuar në Prizren.

Pasi që i akuzuari Senad Kullaj pasi që nuk ishin pajtuar me motrën Ingrid lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës, i akuzuari Senad Kullaj papritmas me thikë me teh 21.3 centimetra, fillon ta godas motrën në pjesë të ndryshme të trupit, në shpinë, disa herë në kokë e në qafë.

Sipas aktakuzës nga goditje me thikë në pjesët e përparme të qafës, viktimës iu kishin dëmtuar rrugët e ushqimit, dhe të frymëmarrjes dhe kishte këputur enët e gjakut dhe nervat në atë pjesë, me ç’rast ka ardhur deri të vdekja e dhunshme si pasojë e gjakderdhjes masive nga plagët e shumta prerëse e shpuese.

Related Articles