Dje u ekstradua në Prishtinë një shtetas i Shqipërisë, ndaj të cilit kishte pasur urdhër arrest për kryerjen e veprës penale “Posedim i substancave narkotike”.
Autoritetet shqiptare kapën të dyshuarin për veprën penale të kryer në tetor të vitit të kaluar.
Me të arritur në Prishtinë, i dyshuari u shoqërua për intervistim, për t’u dërguar më pas në mbajtje.