Ekstradohet nga Zvicra i dyshuari për “Vrasje në tentativë” në Kosovë

Ekstradohet nga Zvicra i dyshuari për “Vrasje në tentativë” në Kosovë

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, është ekstraduar nga Zvicra dhe i është dorëzuar autoriteteve kosovare për procedurat e mëtejshme ligjore.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane, pasi që ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ai dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe, sipas autoriteteve, i ishte shmangur drejtësisë për një periudhë kohore.

Related Articles