Policia e Kosovës njoftoi se më 23 shkurt 2026 është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi G.B., i kërkuar për “Mashtrim”.
Ndërsa më 24 shkurt 2026, nga Kosova në Maqedoninë e Veriut është ekstraduar shtetasi turk T.M., i kërkuar për “Vrasje”.
Autoritetet bënë të ditur se ekstradimet u realizuan në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe nën masa të rrepta sigurie.
Njoftimi:
Ekstradohet një i dyshuar nga Gjermania për në Kosovë dhe një ekstradim tjetër nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut
Prishtinë, më 24.02.2026
Me datën 23.02.2026 është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi Kosovar G.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet tona të drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit Gjerman.
Po ashtu me datë 24.02.2026 është ekstraduar nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi turk, T.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Maqedonia e Veriut, për veprën penale “Vrasje” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi është realizuar përmes PKK “Hani i Elezit” nën masa të rrepta të sigurisë.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
