Bazuar në të dhënat e ofruara nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, sot nga ana e Komunës janë ekzekutuar mjetet e ndara për të dëmtuarit nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, raporton Gazeta Enigma.
Kjo do të realizohet përkatësisht për dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjare dhe bëhet fjalë për 56 ekonomi familjare.
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, Valon Mazreku, sot e ka bërë këtë njoftim, pas konfirmimit të marrë nga niveli qendrorë, se janë kompensuar 56 të dëmtuar në ekonomitë familjare, gjatë vërshimeve të fundit, dhe shuma totale e kompensimit është 59 mijë euro.
Përndryshe, nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, sipas vlerësimit të bërë nga ana e komisionit për vlerësimin e dëmeve, në total dëmet e shkaktuara janë rreth 542 mijë euro, ndërsa vetëm në ekonomitë familjare, dëmi i vlerësuar ishte mbi 236 mijë euro.