El Chapon e merr malli për gruan, kërkon që ajo ta vizitojë në burgun ku po “mbyll ditët”

El Chapon e merr malli për gruan,  kërkon që ajo ta vizitojë në burgun ku po “mbyll ditët”

Bosi famëkeq i karteleve të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, i ka dorëzuar një kërkesë Gjykatës së Bruklinit që bashkëshortja e tij, e cila del së shpejti nga burgu, të mund ta vizitojë në qelinë ku ai po vuan dënimin me burg të përjetshëm në Kolorado.

“Më vjen keq t’ju bezdis duke iu kërkuar autorizim për vizita nga ana e bashkëshortes sime dhe gjithashtu të marrë edhe vajzat”, shkruan El Chapo në kërkesën e tij, pjesë e së cilës është botuar nga “New York Post”.

66-vjeçari i kujton gjykatësit se gruaja e tij, Ema Coronel Aispuro, e cila u dënua në vitin 2021 me 3 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, do të lirohet më 13 shtator. Në letër, El Chapo shkruan se para dhe gjatë zhvillimit të gjyqit kundër tij, prokurorët ishin kundër vizitave të gruas, nga frika se mos ajo kërcënonte dëshmitarët me mesazhe nga trafikanti.

33-vjeçarja i ndiqte rregullisht seancat e bashkëshortit. Por sipas El Chapos, këto pretendime ishim të pabazuara. Duke iu referuar vetes në vetë të tretë, El Chapo shkruan: “I nderuar gjykatës, Guzman po kërkon si nder që të lejoni vizitat e gruas. Ajo është i vetmi person që duhet të ketë mundësinë ta bëjë këtë, duke qenë se motrat dhe mamaja ime nuk kanë viza për të udhëtuar në Kolorado”.

El Chapo u martua me Aispuron kur ajo ishte ende adoleshente dhe të dy janë prindër të dy vajzave, Emaly Guadalupe dhe Maria Joaquina.

Në janar të këtij viti, Guzman i bëri lutje presidentit meksikan, Andrés Manuel López Obrador, që ta rikthente në atdhe, pasi po trajtohej në kushte mizore dhe të padrejta në burgun amerikan.

Ai u dënua në shkurt 2019 për trafikim të lëndëve narkotike dhe në burgun “Florence Max”, ai qëndron në qeli për 23 orë në ditë dhe vetëm për 1 orë mund të dalë në ambient të hapur.

Avokati i El Chapos, Jeffrey Lichtman, tha për “New York Post” se vajzat lejohet të takojnë babain e tyre, të cilat i dërgonte atje motra e El Chapos, pasi ishte e vetmja nga familja që kishte vizë amerikane. Por prej disa muajsh, i është hequr viza edhe asaj.

Related Articles