El Salvadori dënon ashpër sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit

El Salvadori dënon ashpër sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit

Shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, të premten e kaluar shkaktoi shqetësim të madh tek aleatët e Kosovës, por jo vetëm, të cilët e dënuan rastin në fjalë.

Në mesin e shumë vendeve është edhe El Salvadori.

Ministria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare e këtij shteti e dënon ashpër sulmin terrorist dhe shpreh solidarizimin me të prekurit.

Këtë reagim e ka përshëndetur presidentja Vjosa Osmani

“Faleminderit, El Salvador, për solidaritetin tuaj. Faleminderit për mbështetjen, President Nayib Bukele”, la shkruar Osmani në X.

Related Articles