Elbasan Rashani ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Lyonit, ku skuadra e tij mori një barazim të artë 3-3.
Sulmuesi i Kosovës ka qenë vendimtar në një tjetër takim për ekipin e tij, kësaj radhe me dy gola të shënuar.
Lyon ishte duke fituar 3-1 nga pjesa e parë, derisa Rashani u fut në lojë në minutën e 69-të të ndeshjes.
Golin e parë personal në këtë takim vushtrriasi e shënoi në minutën e 80-të, një gol i bukur duke paraboluar portierin vendas.
E krejt në fund të takimit, Elba doli përsëri në skenë ku kësaj radhe shënoi me kokë për barazimin 3-3.
Këta ishin dy golat e parë të Rashanit në Ligue 1, derisa në xhiron e parë dhuroi një asistim.
Clermont pas tri ndeshjeve ka shtatë pikë, me dy fitore e një barazim.
Forma fantastike e Rashanit gëzon edhe trajnerin Bernard Challandes para përballjeve të Kosovës në muajin shtator.
#OLCF63 (3-3) – ÉGALISATION DE RASHANI !!! L’OL EST PUNI pic.twitter.com/8pSvVIfEHK— GOALS LIGUE 1 (@GOALSLIGUE1) August 22, 2021