Elbenita Kajtazi prezanton Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World

Elbenita Kajtazi prezanton Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World

Sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtazi mahniti të gjithë me performancën e saj në skenën botërore të konkursit të këngës në BBC Cardiff Singer of the World.

Për herë të parë në histori ajo ka prezantuar Kosovën në këtë garë ndërsa interpretoj një repertor të larmishëm të veprave botërore dhe shqiptare.Në mesin e veprave ishte edhe kënga shqipe “Agimet Shqiptare” e kompozuar nga Avni Mula, e përmes së cilës duket se ajo ka shprehur mallin për atdheun.

Paraqitja në një skenë të tillë ku u shoqërua me një orkestër të tërë dëshmoi edhe një herë që sukseset e saj nuk kanë mbarim. Prezantimet e tilla na bëjnë krenar gjithmonë ndërsa i urojmë shumë sukses në këtë konkurs, shkruan faqja zyrtare e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju. “This year’s competitors come from 15 countries, including Madagascar and the Republic of Kosovo – neither of which have ever featured in the competition before.” Për herë të parë në histori të konkursit BBC Cardiff Singer of the World do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë! https://www.classical-music.com/features/articles/who-are-the-competitors-in-bbc-cardiff-singer-of-the-world-2021/Posted by Elbenita Kajtazi on Tuesday, April 27, 2021

Related Articles