Elbert Krasniqi, ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, ka reaguar ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, i cili në një deklaratë të tij në mbledhjen e sotme të kuvendit, tha se kryeministri Albin Kurti ka pasur frikë dhe ka dërguar kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit për të marrë mandatin në dy fshatra, raporton Gazeta Enigma.
Krasniqi tutje ka thënë se ka besuar që në procesin e zgjedhjeve në veri do të jenë të gjithë së bashku, dhe se kryetarët e PDK-së ishin ata që kanë kërkuar vet vendin ku të bëjnë betimin në Qabër dhe Boletin.
“Kam besuar që në këtë proces jemi gjithë bashkë, se është interes nacional. PDK ka kundërshtuar duke thënë se ne nuk po koordinohemi me kryetarët e tyre. Ne kemi thënë se kur bëhesh kryetar bien poshtë uniformat partiake. Kryetarët e PDK-së, kanë kërkuar vet vendin ku të bëjnë betimin në Qabër dhe Boletin. Për trimërinë e Memlit e kemi mësuar me ‘ritmin e rrugës’ tjetër nuk kam çka me thënë më shumë”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma