Elefanti futet në oborrin e një shtëpie në Indi, shtyp për vdekje pronarin

Elefanti futet në oborrin e një shtëpie në Indi, shtyp për vdekje pronarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi, ku një elefant i tërbuar ka arritur të futet në oborrin e një shtëpie private.

Fillimisht ai ka shkatërruar portën e vogël dhe murin rrethues, e më pas ka hyrë në oborr duke shtypur për vdekje pronarin.

Njerëzit janë parë duke ecur të tmerruar, për të shpëtuar nga elefanti.

Ata kanë kapërcyer me shpejtësi, në momentin që kanë parë se elefanti po afrohej.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar çdo gjë, deri në momentin që është larguar.

Related Articles