Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tregon pse po vonohet shpallja e rezultateve përfundimtare.
Elezi ka thënë se KQZ është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore, shkruan Gazeta Enigma.
Më tej, ai ka përmendur se sot (18 shkurt) është vetëm dita e 9-të pas ditës së zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ka kujtuar se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit 2014, 2017 dhe 2021, KQZ-së i janë dashur nga 18 ditë në secilin proces për të shpallur rezultatet përfundimtare dhe nga 8 apo 9 ditë, për të certifikuar rezultatet përfundimtare.
“Për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgithshme dhe aktet nënligjore. Ligi i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme ka shtuar përgjegjësitë për KQZ-në. Një përgjegjësi e tillë është edhe numërimi i votave të kandidatëve në Qendra Komunale të Numërimit dhe jo në vendvotime siç ka qenë në proceset e kaluara zgjedhore. Sot jemi në ditën e 9 pas ditës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt. Sa për rikujtim, në disa nga proceset e kaluara zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, si ato të vitit 2014, 2017 dhe 2021, KQZ-së i janë nevojitur nga 18 ditë në secilin proces për të shpallur rezultatet përfundimtare dhe nga 8 apo 9 ditë, për të certifikuar rezultatet”, tha ai./GazetaEnigma/
LEXO EDHE: