Elezi: Në balotazh të drejtë vote jashtë Kosovës kanë vetëm votuesit që janë regjistruar për rundin e parë

Elezi: Në balotazh të drejtë vote jashtë Kosovës kanë vetëm votuesit që janë regjistruar për rundin e parë

Për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të Komunave, që pritet të mbahet më 9 nëntor, nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, kanë njoftuar nga KQZ-ja, raporton Gazeta Enigma.

Sipas të dhënave ende jopërfundimtare, rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të Komunave do të mbahet në 18 komuna, ndërkaq numri i votuesve jashtë Kosovës që i takojnë vetëm këtyre komunave është: 29,712.

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, të drejtë vote jashtë Kosovës do ta kenë vetëm votuesit që janë regjistruar me sukses gjatë periudhës së aplikimit për rundin e parë dhe vetëm për komunat ku do të zhvillohet rundi i dytë. Nuk do të hapet një periudhë e re për regjistrimin e votuesve jashtë vendit, pasi do të përdoret e njëjta listë e votuesve e miratuar më herët. Numri i përgjithshëm i shtetasve që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, në rundin e parë është 43,933. Nga ky numër do të zbriten votuesit e regjistruar në komunat në të cilat s’do të ketë rund të dytë”, tha Elezi i KQZ-së.

Edhe për rundin e dytë, Elezi tha se KQZ do të sigurohet që votuesve të regjistruar jashtë Kosovës t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim.

“Ashtu si në rundin e parë, edhe kësaj radhe, KQZ do të sigurohet që, shtetasve të Kosovës që tashmë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit, t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim. Kjo kosto do të mbulohet nga KQZ. Ndërkaq, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare që janë hapur në 22 shtete të ndryshme të botës dhe në Kosovë”, tha Elezi.

Related Articles