Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka sqaruar situatën lidhur me procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Elezi ka bërë të ditur për IndeksOnline se procesi i numërimit është duke vazhduar normalisht dhe se nuk ka pasur asnjë problem me platformën e rezultateve.
Sipas tij, ndërprerja e raportuar ka qenë vetëm një pauzë e shkurtër prej disa minutash, e shkaktuar nga nevoja për zëvendësimin e disa kamerave në qendrën e numërimit.
“Platforma e rezultateve nuk ka rënë. Ka qenë një pauzë e shkurtër disa minutëshe për shkak të nevojës për t’u ndërruar disa kamera. Numërimi është duke vazhduar”, tha Elezi.
Kujtojmë që KQZ ka nisur në orët e masdiës numërimin e votave të kandidatëve për deputet, dhe deri me tani janë numëruar mbi 10% të votave.
