Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, tha se “Lëvizja Vetëvendosje është duke e kapur Universitetin e Prishtinës”.
Hoxha ka kritikuar votimin për Këshillin Drejtues në Universitetin e Prishtinës, ku sipas saj “LVV-ja ka gisht”.
“Ju keni shkelur mbi parullat e juaja për Universitet cilësorë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, LVV-ja është duke fyer shumë profesorë në Universitet, duke mbështetur në Këshillin drejtues “njerëz jokompetentë”.
Po ashtu ajo e ka kritikuar edhe mungesën e grave në këtë këshill./Gazeat