Eliza Hoxha për Qeverinë Kurti: U shkel disa herë Kushtetuta, Nagavci të largohet nga pozita e ministres

Eliza Hoxha për Qeverinë Kurti: U shkel disa herë Kushtetuta, Nagavci të largohet nga pozita e ministres

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Derisa këtë të shtunë më 9 prill, shënohet Dita e Kushtetutës, kjo e fundit sipas Hoxhës, u shkel disa herë në këtë qeveri.

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Ministrja Arbërie Nagavci shkeli Kushtetutën, Hoxha mendon se ajo nuk duhet të jetë më në këtë pozitë.

“Ajo udhëheqë sektorin që jo vetëm që edukon brezat në rrafshin akademik, por i edukon ata edhe në aspektin moral. Andaj, kjo Ministre që ka probleme me ligj dhe me  kushtetutë duhet të largohet sa me parë nga pozicioni i saj”, shkroi Hoxha në Facebook.

Postimi i plotë:

Related Articles